Futboll Sport

ZYRTARE/ Vetëm 1 fitore këtë sezon, Pisa shkarkon trajnerin Alberto Gilardino

Pas shtatë muajsh në stolin e ekipit, drejtuesit e Pisas nuk kanë duruar më dhe kanë shkarkuar trajnerin Alberto Gilardino. Humbja e të shtunës 1-3 nga Sassuolo në shtëpi, ka ‘derdhur kupën e mbushur’ gjatë gjithë sezonit, me Pisan që ka vetëm një fitore dhe plot 11 humbje në Serie A.

“Pisa Sporting Club njofton se i ka shkëputur marrëdhëniet me trajnerin Alberto Gilardino dhe ndihmësit e tij. Falenderimet tona më të sinqerta shkojnë për Alberton dhe të gjithë stafin e tij për gjithçka që i kanë dhënë klubit, ekipit dhe tifozëve zikaltër në muajt e fundit”, njofton klubi i Serie A.

Pisa “do të njoftojë emrin e trajnerit të ri të ekipit të parë në orët e ardhshme”. Emri më i përfolur është ai i Marco Giampaolos, i cili ishte pjesë e Leçes në sezonin e shkuar.

Klubi toskan synon të mbajë shanset e mbijetesës deri në fund. Në afatin kalimtar të janarit, pronarët investuan mbi 20 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesit Durosinmi dhe Stojilkovic, mesfushorin Loyola dhe mbrojtësin Bozhinov.

Related posts

Luftëtari jo i vetëm në Letoni, tifozët “përshkojnë” kilometra të tëra (FOTO)

Isa.Autor

BARCELONA-ESPANYOL/ Messi dyfishon shifrat për “Katalanasit”

Delo.autor

Je mërzitur që nuk do luash me Ronaldon? Ja përgjigja befasuese e Higuainit

Isa.Autor

Leave a Comment