Futboll Sport

E BUJSHME/ E zyrtarizon FIFA, mesfushori kampion me Napolin lë Italinë për Shqipërinë

Luis Hasa ka vendosur që të përfaqësojë Shqipërinë. FIFA ka zyrtarizuar vendimin e mesfushorit, për t’u larguar nga Italia ku ka luajtur deri në grupmoshën U-21.

Lojtari i Napolit është aktualisht i huazuar te Karrareze në Serinë B. 22-vjeçari po bën mjaft mirë, pasi numëron 25 paraqitje me pesë gola të shënuar dhe tre të tjerë të asistuar.

Hasa luante me moshat e Juventusit, ndërsa ka provuar edhe stolin me bardhezinjtë. Kartonin e tij më pas e bleu Leçe. Në ekipin e parë të Leçes pati vetëm një paraqitje në Kupën e Italisë.

Pas Leçes ishte Napoli që investoi te mesfushori shqiptar. Njëjtë si te Juventusi, edhe te Napoli ka provuar vetëm të jetë në stol.

Hasa ishte pjesë e ekipit që u shpall kampion me Antonio Konten në edicionin e kaluar. Megjithatë, që nga java e 20-të dhe deri në fund të kampionatit qëndroi vetëm në stol.

Related posts

NGA LA EKIPIN PËR NJË HAMBURGER TEK FANS I ZIDANE/ Pritet të nisë aventurën e re tek Real Madrid, ja sekretet e Eden Hazard

Delo.autor

NBA/ Milwaukee e Utah Jazz nuk ndalen, Lakers fitojnë pas kohës shtesë

Delo.autor

ATALANTA BËN TREND GJIMSHITIN/ VIDEO e ndërhyrjes kundër Milanit shpërndahet nga klubi në rrjetin social

F.autor

Leave a Comment