Bundesliga Futboll Sport

Muller s’përjashton largimin nga Bayern: Ka sfida të tjera tunduese

Sulmuesi i Bayern Munich Thomas Muller ka një karrierë të tërë që luan te rekordmenët gjermanë por tani ka sugjeruar se mund të tundohet nga një sfidë tërheqëse.

28-vjeçari ka një kontratë deri më 2021, por shpeshherë është përfolur për një largim nga Bavaria, me United që ka qenë ekipi më i interesuar për të.

Muller, i cili pritet të jetë pjesë e 23 lojtarëve që do të përfaqësojnë Gjermaninë në Kupën e Botës, është shprehur se mund të tundohet nga një sfidë e re.

“Një sfidë e re me siguri që do të ishte interesante dhe tërheqëse,” shprehet ai për Welt Am Sonntag.

“Nëse situata është ndryshe, shumë gjëra mund të ndodhin.

“Është shumë e vështirë të largohesh nga Bayern. Aktualisht nuk kam ndërmend të shkojë diku tjetër.”

Related posts

KASTRIOTI-TIRANA/ Shpërthen festa në Kamëz, Karakaçi ndëshkon “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Dështoi në ‘Old Trafford’, Zaha pranë kalimit tek Chelsea

Q.Autor

Legjenda italiane surprizon tifozët/ “Gruaja s’më la të stërvitja, unë hapa… ”

Isa.Autor

Leave a Comment