Futboll

“FINAL FOUR”/ Nga Vllaznia te Partizani, të kuqtë përfitojnë nga rregulli i veçantë! Si paraqitet situata në kalendar dhe renditje

Janë mbyllur 29 javë të Abissnet Superiore, për katër ekipet e zonës “Final Four”. Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Partizani nuk shkuan më tepër se barazimet. “Panorama Sport” do të sjellë një provizore, duke treguar si do të ishte situata në “Final Four” me kaq pikë.

“Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e para renditje do të marrin pjesë në përfundimin “Final 4”, duke filluar këtë fillim me pikët e fituara gjatë kampionatit të rregullt të përllogaritur në mënyrë të përgjysmuar duke marrë vlerën më të ulët”, është deklaruar në rregulloren e aktivitetit.

Vllaznia dhe Elbasani, duke pasur numër tek pikësh marrin vlerën më të ulët pas përgjysmimit. Kështu 53 pikë do të përktheheshin me 26 pikë për një interpretim të “Final Four”. Egnatia ndërkohë me 51 pikë, do të shikonte veten në kuotën e 25 pikëve.

Me përgjysmim, Partizani pas javës së kaluar ka mbetur 5 pikë larg Vllaznisë dhe Elbasanit. Ndërkohë sot funksionn, nga rregulli i veçantë dhe pse skuadrat barazuan në ndeshjet e tyre. Nga 44 pikë, të kuqtë do të kishin 22 pikë.

 

SI DO TË ISHTE RENDITJA E FINAL FOUR ME SITUATËN AKTUALE

 

SI DO TË ISHTE KALENDARI ME SITUATËN AKTUALE

Java 1
Vllaznia-Partizani (E shtunë, 16 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Elbasani-Egnatia (E diel, 17 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 2
Vllaznia-Egnatia (E shtunë, 23 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Elbasani-Partizani (E diel, 24 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 3
Vllaznia-Elbasani (E premte, 29 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Egnatia-Partizani (E diel, 31 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Pamje e ekranit 2026-03-22 135135

Related posts

ÇMENDET FUTBOLLISTI ARGJENTINAS/ Gruaja e kap me një tjetër, ai e shtyp me makinë

F.autor

CAHMPIONS LEAGUE/ Mbrojtja e Barcelonës në gjumë, Moise Kean ndëshkon portierin Ter Stegen (VIDEO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Çoçlli: Ju tregoj strategjinë e Luftëtarit

Delo.autor

Leave a Comment