Futboll Sport

DEKLARATA E ISH-LEGJENDËS SË BARCELONËS/ Iniesta zbulon pengun: Do më kishte pëlqyer të kisha fituar më shumë…

Andres Iniesta ka pranuar se do të donte të kishte fituar më shumë Champions League me Barcelona-n. Iniesta, një nga lojtarët më të mirë të historisë së klubit katalanas, u largua nga “Camp Nou” pas më shumë se 22 vitesh të kaluar tek ekipet e moshave dhe skuadra e parë.

Ai arriti të fitonte 30 trofe me “bluagranat”, duke përfshirë këtu edhe katër Champions League. Triumfi i fundit i katalanasve në Europë ka qenë në sezonin 2014/15. Që nga ai moment, Barcelona ka marrë vetëm zhgënjime, duke u ndalur në fazën çerekfinale të kompeticionit në tri sezonet e fundit. Një situatë kjo që është përkeqësuar nga dominimi i rivalëve të përjetshëm të Real Madrid gjatë këtyre viteve.

“Nuk jam i zemëruar”, ka thënë Iniesta për “Club del Deportista”. “Sigurisht, do të më kishte pëlqyer të kisha fituar më shumë Champions. Kush nuk do ta donte këtë? Por mendoj se njerëzit duhet të ndihen krenarë për arritjet tona, sepse ato arritje i kanë bërë të ndihen të lumtur”.

“Real Madrid ka fituar shumë Champions dhe ndihen të lumtur për këtë, por ata nuk ndihen të lumtur për faktin se nuk kanë fituar kampionatin. Është e vërtetë se Barcelona duhet të kishte bërë më shumë në   Champions me ekipin që ka patur në këto vite”.

Iniesta, i cili tani luan në Japoni me Vissel Kobe, shpreson të kthehet te Barça në të ardhmen. “Jam ndier gjithmonë i rëndësishëm. Vendosa të largohesha sepse kishte ardhur momenti dhe sepse ndieja se kisha dhënë gjithçka për klubin tim”, ka thënë 34-vjeçari.

“Doja të ndryshoja ambient, të shkoja në një vend tjetër, të provoja një sfidë të re. Kjo është ajo që më tha zemra dhe trupi im. Po të ishte në dorën time, unë do të kthehesha te Barcelona. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është shumë e vështirë të bësh plane afatgjata”.

Related posts

POTHUAJSE TË GJITHË NË MERKATO/ Conte ka zgjedhur të paprekshmit e Interit të tij

Delo.autor

Spali në epërsi, shënon golin Andrea Petagna (VIDEO)

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kukësi mposht me përmbysje Kastriotin dhe merr kreun e Superiores

Delo.autor

Leave a Comment