Futboll Seria A Sport

“ICARDI DIVORCON WANDA NARAN, E TRADHËTOI ME…”/ Fabrizio Corona turbullon ujrat në klubin “Zikaltër”

Inter po përjeton një javë shumë të komplikuar, dhe sikur të mos mjaftonin problemet tashmë të njohura, mbi të gjithë ai i ndryshimit të kapitenit, ishte revista e themeluar nga Fabrizio Corona, ‘The King Corona Magazine’, ajo që turbulloi edhe më shumë ujërat në kampin zikaltër.

Në numrin e fundit të revistës u publikua një artikull me titullin: “Mauro Icardi divorcon bashkëshorten e tij. Wanda Nara e tradhëtoi me shokun e  skuadrës Marcelo Brozovic”. Vetë futbollisti kroat vendosi nga ana e tij të përgënjeshtrojë dhe të dërgojë në gjykatë Coronën, duke thënë se nuk ka patur asnjë lloj marrëdhënie me Wanda Nara.

Futbollisti ka autorizuar përfaqësuesin e tij ligjor që të çojë në gjykatë Coronën për falsitet absolut të lajmit, duke përgënjeshtruar të ketë qenë ndonjëherë në asnjë lloj marrëdhënie me Wanda Nara.

“Lajmi përveçse është fals, është gjithashtu i turpshëm për përmbajtjen e artikullit që vë në dyshim moralitetin dhe imazhdin e futbollistit, duke e akuzuar padrejtësisht për sjellje dhe veprime të pa kryera kurrë më parë, në tentativën për të minuar pozicionin e tij personal, sikurse dhe të futbollistit ndaj klubit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Një pozicion të cilin Brozovic e ka respektuar gjithmonë. Një trillim i tillë nuk përfaqëson për asnjë moment të vërtetën”, citon komunikata e publikuar nga avokati i Brozovic.

Përveç përgënjeshtrimit të një marrëdhënie mes Brozovic dhe Wanda Nara, avokati i kroatit u kujdes që të mohojë edhe çdo lloj agresioni të argjentinasit ndaj të përfaqësuarit të tij, si hakmarrje për tradhëtinë. Një “fake news” i revistës së Coronas, që në të njëjtin artikull shkruante se mes dy futbollistëve të Inter kishte patur një sherr për këtë motiv.

Related posts

Gol i çmendur në ndeshjen Man City – Newcastle, Wolker trondit portierin (FOTO)

Isa.Autor

EUFORIA E TITULLIT TË SERIE A SHUHET SHPEJT/ Inter pranon problemet ekonomike, ja pse Conte ka dyshime…

Delo.autor

REKORDI/ Nga PSV-Groningen tek Groningen-PSV. Kthimi pas 16 vitesh i Robben në Holandë

Delo.autor

Leave a Comment