Futboll Sport

LUFTA NË LINDJEN E MESME/ Gara e Katarit shkon drejt shtyrjes

MotoGP po shqyrton disa skenarë në lidhje me Çmimin e Madh të Katarit, për shkak të situatës së tensionuar në vend, si pasojë e luftës në Iran dhe ndikimit që ka në të gjithë Lindjen e Mesme. Dëshira kryesore mbetet që gara të zhvillohet sipas planit, nga 10 deri më 12 prill, por aktualisht kjo duket shumë e vështirë. Madje, FIA shtyu dje pa afat garën e Kampionatit Botëror të Qëndrueshmërisë, “World Endurance Championship” (WEC), e cila ishte planifikuar të zhvillohej disa javë më herët.

Kjo ka shtuar bindjen se konflikti nuk pritet të zgjidhet në një kohë të shkurtër. Në këtë kontekst, CEO i MotoGP-së, Karmelo Ezpeleta, foli për mediat gjatë një eventi të organizuar nga Estrella Galicia me kampionët e vitit 2025: Mark Markez, Diogo Moreira dhe Hoze Antonio Rueda. “Qetësi. Ne kemi gjithmonë një plan B. Duhet të presim. Nuk mund të them tani se nuk do të shkojmë. Po flasim me Katarin që nga ngjarjet e së dielës. Nga aty do të marrim një vendim. Është e vështirë që të jemi në Katar më 12 prill, por nuk mund të deklaroj tani se nuk do të shkojmë. Është shumë e vështirë. Të shkojmë diku tjetër? Me siguri që jo…”, u shpreh Ezpeleta.

MUND TË SHTYHET NË FUND

Drejtuesi i kampionatit po konsideron edhe një riorganizim të kalendarit, me mundësinë që gara të zhvendoset në fund të sezonit. “A ta përshtatim në kalendar? Për këtë jemi shumë të zotë. Jemi ekspertë në ndërtimin e kalendarëve. Së shpejti do të dimë diçka, por tani për tani nuk mund të them asgjë. Do të marrim një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Tani kemi Brazilin dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që kemi ende pak kohë”, theksoi Ezpeleta. Megjithatë, një vendim i tillë do të nënkuptonte një ngjeshje edhe më të madhe të garave në fund të sezonit.

Related posts

PAS POLEMIKAVE TË SHUMTA BRENDA KLUBIT/ Drejtori i Barcelonës merr këtë vendim përfundimtar për Neymar

Delo.autor

“NË HOLANDË KA 17 MILIONË TRAJNERË”/ De Boer ironizon kritikët: E kanë të lehtë të thonë që do mbërrijmë në…

Delo.autor

POGBA PO PREGATIT LARGIMIN/ Për momentin jam tek Man United, në JANAR mund të…

Isa.Autor

Leave a Comment