Futboll

Klopp, sërish “thumba” Guardiolës: Kjo botë s’ka trajner dhe ekip të përsosur

Jurgen Klopp ka folur në prag të çerekfinales së kthimit me Liverpool në “Etihad”, pasi mesjavën e kaluar doli kryelartë nga “Anfield”, me fitoren 3-0. Një avantazh i konsiderueshëm për të shkuar në gjysmëfinale, por për trajnerin gjerman ende nuk ka mbaruar, sidomos kur flitet për kompeticione të tilla si Champions. Në konferencë për shtyp, Klopp ka nënvizuar:

“Është e arsyeshme të thuhet se ne nuk ishim favoritë para se të luanim në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. E njëjta gjë edhe para raundit çerekfinal kundër Manchester City. Kur humbëm këtu 5-0, në fillim të sezonit, të gjithë e panë cilësinë e Manchester City, të trajnerit më të mirë në botë. Por, nuk ka asnjë ekip të përsosur në botë.

Ky është futbolli dhe ke gjithmonë mundësi për t’u përgjigjur. Liga e Kampionëve është konkurrenca më e mirë në botë dhe kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë për t’i kaluar mundur raundet me sukses. Dy humbjet e Manchester City? Edhe ata luajnë me qenie njerëzore, falë Zotit. Kanë pasur dy rezultate të këqija, që askush nuk i priste.

Nëse e sheh ndeshjen me Manchester United, ata kishin pak fat. Pastaj, Manchester City nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara, sepse mund të kishte shënuar gjashtë gola në pjesën e parë. Skuadra e Guardiolës ka cilësi, nuk është një surprizë për ne. Lëndimi i Salah? Nuk jam i sigurtë nëse do të jetë në dispozicion.

Tani për tani do të thoj se është më shumë “jo”, por do të duhet të shohim reagimin në trajnim dhe të marrim vendimin e duhur. Përvoja europiane? Netët europiane për Liverpool janë të veçanta, por nuk kemi një skuadër më me përvojë sesa Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të përqendruar, të gjallë, duke u përpjekur për t’i shkaktuar probleme edhe në çerekfinalen e kthimit Manchester City”.

Related posts

Shpërthen Shkëlqim Muça: Kombëtarja nuk përdoret për interesa personale, kush “var” turinjtë…

Sadik.Autor

E PAPRECEDENT/ REAGON klubi gjeorgjian për problemin e vizave: FAJIN e ka KUKËSI

Isa.Autor

Trajneri i ri befason Arsenalin me transferin nga Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment