Futboll Sport

NË PRAG TË FAZËS SË “PLAY-OFF”/ Mario Mitaj gjen golin, por Sylvinho-n e shqetëson Gjimshiti

Në prag të sfidave të ndeshjeve “play-off”, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij janë për të parët dhe se çfarë gjendje janë legjionarët kuqezi. Lajm i shkëlqyer është rikthimi në formë të Mario Mitajt. Anësori kuqezi ishte protagonist për ekipin e Al-Ittihad në Kupë.

Mitaj u aktivizua për 120 minuta të plota, ndërsa ekzekutoi në mënyrë të përsosur edhe një penallti që për fat të keq nuk i shërbeu ekipit të tij për të kaluar më tej. Pas ndeshjeve, Mitaj u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7,7.

Ndërkohë, nuk është në kushte perfekte, kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi nuk u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të Atalantës, ndërsa përballë Bayern Munich qëndroi në stol për 90-minuta.

Gjendja e tij do të monitorohet në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të zbres në fushë këtë fundjavë për takimin kundër Verona-s.

Related posts

ARRIN MARRËVESHJEN ME BAYERN/ Perisic kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon zyrtarizimi

Delo.autor

Palace-Liverpool, luhet për mbijetesë dhe Champions

Sadik.Autor

GUARDIOLA E KËRKON NË EKIP/ Manchester City interesohet për lojtarin e “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment