Breaking News Futboll Sport

NUK REALIZOHET ËNDRRA KUQEZI/ Polonia përmbys 2-1 Shqipërinë në Varshavë

Shqipëria eleminohet në gjysmëfinalen e Plej Of të Botërorit, teksa u mund në Varshavë 2-1 nga Polonia. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që u shfaqën rrezikshëm në zonën kuqezi me anë të Levandovskit, por vetëm kaq. Ekipi i Silvinjos provoi të ngacmonte me kundërsulme dhe dha disa herë sinjale. Në fundin e fraksionit, një gafë në prapavijën polake i jep mundësinë Arbër Hoxhës të driblojë portierin dhe të realizojë golin e avantazhit për Shqipërinë, duke dërguar kështu skuadrën në avantazh në dhomat e zhveshjes. POLONI-SHQIPËRI 2-1

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet 2-1 ndeshja në Varshavë, Shqipëria jashtë garës për një vend në Botërorin 2026.

90′ Pesë minuta shtesë.

82′ Qazim Laçi i bën vend Ernest Muçit.

73’ Tjetër gjuajtje në portë dhe tjetër gol nga polakët! Zielinski gjuan nga 25 metra dhe befason Strakoshën. ( VIDEO )

72′ Rasti i jashtëzakonshëm për kuqezinjtë me Brojën i cili nxjerr Pilon vetëm para portës, por gjuajtja e mbrojtësit të kthehet në mesfushor në këtë ndeshje nga Silvinjo, shkon në duart e portierit. ( VIDEO )

69′ gjuan nga jashtë zonës, Strako grushton me mirë por fat Levandovski nuk është Zi për. ( VIDEO )

63′ Gjuajtja e parë e mirëfilltë në portë dhe vjen goli i Polonisë! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e Strakoshës i jepet Levandovskit që të barazojë shifrat. ( VIDEO )

60 Bajrami hyn në këtë drejtim nga e majta e sulmit, provon të gjuajë por bllokohet nga mbrojta.

57′ Kesh harkon nga e djathta e sulmit, Levandovski nuk ia del të fitojë duelin me Hysajn e shtyjë sferën në rrjetë. ( VIDEO )

54′ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjtë me Hysajn nga e djathta, ai pason për Bajramin e cili shpërdoron në mënyrë të pabesueshme para portave. ( VIDEO )

43’ GOOOL SHQIPËRIA! Një top i gjatë sjell gabimin e Bendnarek, me Hoxhën e cili, shmang portierin dhe çon sferën në rrjetë. ( VIDEO )

36′ Kesh humb topin para zonave dhe Laçit nga distanca, sfera shkon mbi traversë. ( VIDEO )

34′ Mitaj është pasi i parë me të verdhë, ndal në mënyrë të parregullt Rozhga.

33′ Rozhga provon fatin nga distanca, pa shumë sukses. ( VIDEO )

27′ Laçi gjuan në kufijtë e zonës nga e djathta, sfera devijohet dhe më pas kontrollohet nga Grabara para se të shkon në këndore. ( VIDEO )

26′ Polonia kërkon një korridor në qendër me pasimin e Sczimanskit për Levandovskin, mbrojtja kuqezi kontrollon gjithçka me kujdes.

21′ Zgjohen kuqezinjtë, duke shtyrë më shumë portat e ekipit të Strakoshës.

17′ Ajeti nuk ia del, vend e tij e merr Ardian Ismajli.

15′ Arlind Ajeti dëmtohet në një këndoreje, problemi me shpatullën e majës rrëzimit në tokë. Ismajli në nxehje.

7- Polonia mbetet në sulm. Tjetër rast, na shpëton Hysaj.

5- Provon Lewandowski, topi devijohet në goditje këndi. Dominojnë polakët në mbajtjen e topit.

2′ Polakët dalin rrezikshëm në krahun e dashurisë në qendër të Kaminskit largohet nga mbrojtja.

1′ Nis takimi në Varshavë.

FORMACIONET ZYRTARE

Polonia: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Szimanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Levandovski, Rozga

Trajner: Jan Urban

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Laçi, Bajrami, Asllani, Shehu, Hoxha, Uzuni

Trajner: Silvinjo

Related posts

U “KURORËZUA” BARCELONA NË KAMPIONAT/ Ja formacioni më i mirë i La Liga, asnjë lojtar nga “Los Blancos” (FOTO)

Delo.autor

VAZHDON TË MENDOJË PËR TË ARDHMEN/ Juventus i bëhet makth Interit, ja plani për “Pirlon e ri”

Delo.autor

MotoGP/ Yamaha kthehet në pistën e preferuar, Rossi kërkon triumfin

Sadik.Autor

Leave a Comment