Futboll Kategoria Superiore Sport

LOJË ME PESHA TË RËNDA/ Tirana nis negociatat me dy “rebelët” e Partizanit

Tirana në mësymje për të marrë nga Partizani dy shen Melo-Asani. Duke parë që dy shtatshkurtrit kanë pakënaqësi, Asani për mosaktivizimin dhe Melo me trajnerin Ilir Daja, dhe në njëfarë mënyre kanë shpallur nfritur tensionin te Partizani, bardehblutë po përfitojnë dhe kanë lëvizur të gjithë “telat” për t’i afruar në ekip.

Trajneri Nevil Dede, por jo vetëm ai kanë kohë që ndjekin dy lojtarët që janë edhe dëshira të presidentit Refik Halili. Palët madje kanë diskutuar për çështjen në fjalë, por nuk ka pasur vendime konkrete.

ASANI – Me Jasir Asanin ka diskutuar një nga njerëzit më të afërt të presidentit Refik Haili për çështjen e transferimit. Takimi mësohet se ka ndodhur në kompleksin “Skënder Halili” në një moment kur luante ekipi i femrave bardheblu dhe të kuqve. Sigurisht nuk ka pasur ndonjë vendim, por vetëm diskutim, që gjithsesi është lënë i hapur dhe mund të konkretizohet në ditët në vazhdim.

Asani është një dëshirë e vjetër e Tiranës, ndërsa ish-trajneri Ardian Mema e konsideronte Jasirin një nga më të mirët në qarkullim. Asani po kështu ka marrëdhënie të mira me shumë nga bardheblutë dhe kjo do të ishte një shtysë e madhe për afrimin e tij te Tirana.

MELO – Me brazilianin Melo edhe pse nuk është e konfirmuar duket se ka hyrë në lojë dyshja Kale-Torasa. Ata e kanë mik brazilianin dhe kanë testuar dëshirën e tij në këtë moment të sezonit.

Mesa është marrë vesh, Melo ka lënë të kuptohet se është nën kontratë me Partizanin dhe nuk mundet të diskutojë me skuadër tjetër, por nëse del i lirë mund ët diskutojë. Në fakt, Melo sezonin që shkoi i shënoi bardhebluve tri gola në katër takime, duke qenë nga më të mirët për Partizanin.

BLLOKADA – Nëse Jasir Asani është i lirë në fund të dhjetorit, për Uilliam Kordero Melon çështja është më e komplikuar. Futbollisti ka kontratë me të kuqtë dhe më parë duhet të largohet nga Partizani dhe më pas të diskutojë një kalim te bardheblutë.

Tirana më parë ka dashur të afrojë nga Partizani edhe Emanuel Mensanë, por në momentin e fundit, sulmuesi u bllokua nga klubi i krahut tjetër të kryeqytetit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fillim me dy lojtarët dhe nëse do të vazhdojnë rrugëtimin me Partizanin.

Nëse situata vazhdon në këtë mënyrë, me pakënaqësi, ata janë larg të kuqve dhe shumë pranë Tiranës. Në kampin bardheblu nuk mohojnë afrimin e lojtarëve, madje javë më parë te Tirana kërkonin lojtarë që ta njohin Superioren.

Related posts

Milani në buzë greminës/ Miliarderi Li në telashe pas vendimit të UEFA-s

Isa.Autor

“BËJA SEKS DHE MBYLLNIN NJË SY”/ Kasano rrëfen karrierën, Ja disa nga frazat nëpër klubet ku ka luajtur

Delo.autor

A DO TË KTHEHET MESSI TEK ARGJENTINA? Presidenti Claudio Tapia “kalon topin” tek trajneri

Delo.autor

Leave a Comment