Futboll Sport

FABREGAS REFUZOI EMRAT E MËDHENJ NË SERIE A/ Zbulohet klubi në “pole position” për firmën e tij në verë

Çesk Fabregas është kthyer brenda një kohe të shkurtër në një nga emrat më të vlerësuar në trajningun europian, pasi me një skuadër të vogël si Komo po bën mrekulli në Itali, duke e afruar ekipin me një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampioneve.

Ofertat për spanjollin nuk kanë munguar me klube të ndryshe italiane më të njohura që e kanë kërkuar për t’i dhënë drejtimin e ekipit, me Interin e Romën të parat në listë. Por ai i refuzoi duke preferuar të qëndrojë te Komo e vazhduar projektin që kishte nisur.

Megjithatë, nga Spanja kanë zbuluar se ka tashmë një klub ku Fabregas do të “vraponte” me kuptimin e plotë të fjalës nëse do të krijohet mundësia në fund të këtij sezoni. Sipas “Mundo Deportivo” bëhet fjalë për Arsenalin në Premier Ligë, ku ai ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist dhe u bë një emër i njohur në futbollin botëror.

Humbja ndaj Bornmuthit në shtëpi me shifrat 1-2 e Arsenalit ka hapur edhe një herë diskutimet për titullin kampion në Angli. Në rast se “topçinjtë” dështojnë në javët e mbetura me një tjetër rënie drastike, Mikel Arteta do të shkarkohej dhe posti i tij do i besohej pikërisht Fabregasit, me detyrën e vështirë për të kthyer këtë klub te titulli kampion i cili mungon që nga viti i parë kur spanjolli luajti me klubin anglez.

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Shihni golin fantastik të shënuar nga djali i “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

Ish-trajneri i Inter dorëzohet: Jam një humbës, ndërsa Mourinho fiton gjithçka

Q.Autor

“Haber” nga Tirana? Muzaka e kthen në shaka: Lajm i mirë që erdhi në Superiore

Sadik.Autor

Leave a Comment