Futboll Sport

REVOLUCION TEK UNITED/ 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

Revolucion i madh pritet te Manchester United. Sipas raportimeve nga “The Sun”, Jim Ratcliffe po përgatit një riorganizim të thellë të skuadrës, me synimin për të siguruar rreth 100 milionë sterlina nga shitja e lojtarëve.

Të gjithë 8 futbollistë të ekipit të parë pritet të largohen në fund të sezonit. Mes emrave më të përfolur janë Marcus Rashford, Rasmus Højlund, André Onana, Joshua Zirkzee dhe Manuel Ugarte. Ndërkohë, Casemiro, Jadon Sancho dhe Tyrell Malacia pritet të largohen si lojtarë të lirë.

Klubi anglez synon të kthehet rreth 64 milionë nga kthimi në transferime të përhershme të huazimeve të Rashford dhe Højlund.

Në të njëjtën kohë, një nga shtyllat e mbrojtjes, Harry Maire, ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027, me opsionin për një sezon shtesë. Mbrojtësi është krenar që vazhdon të jetë klubi dhe beson se momentet më të mira për skuadrën janë ende përpara.

Manchester United përgatitet kështu për një verë të nxehtë në merkato, me ndryshime të mëdha në botë dhe ambicie të reja për të ardhmen.

Related posts

E ARDHMJA E PAUL POGBA NË DILMË/ Raiola zbulon: Të gjithë e dinë se…

Delo.autor

“REALI KA 3 SKUADRA TË VOGLA NË GRUP DHE…”/ Ish-trajneri Shuster: Ja cilin futbollist do ta merrja menjëherë

Delo.autor

Zbulohet kushti që i ka vendosur Ronaldo klubit për të qëndruar

Sadik.Autor

Leave a Comment