Futboll Sport

LARGOHET HYSAJ/ Por vjen një tjetër kuqezi! Lazio piketon afrimin e futbollistit që debutoi me Silvinjon

Klubi i Lacios vazhdon të ketë një lidhje të veçantë me futbollistët shqiptarë në dekadat e fundit duke u hapur dyert shumë prej tyre në periudhën kur drejtor sportiv u bë Igli Tare. Por edhe pas largimit të tij, në radhët e klubit vazhdoi të ishte Elseid Hysaj.

Mbrojtja e Kombëtares qëndroi për 5 vite si pjesë e bardhekaltërve në fund të sezonit që do të bëhet gati t’i nënshkruajë lamtumirën pasi i kontratave që ka me ta. Megjithatë, vend e Hysajt pritet të zërë një tjetër futbollist i cili ka veshur fanellën kuqezi.

Sipas mediave italiane, sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi është piketuar nga Lacio për sezonin e ardhshëm, klubi po kërkon përforcime me kosto të ulët për pasi që është ofensive. Shpendi ka bërë mirë në këto dy vite në Serinë B dhe ka treguar se mund të jetë një alternativë e cilësuar, ndaj Lacios e shohin si prioritet afrimin e tij, duke marrë në konsideratë të tjera dhe vlerat e tyre shumë të larta të kartonit.

Kristian Shpendi ia doli të debutonte me Shqipërinë gjatë vitit të kaluar, duke luajtur në një mik ndaj Gjibraltarit, ku edhe fitoi penallti.

Related posts

Tatuazhet më spektakolare të Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

SKANDAL/ Arrestohet ish-piloti i Ferrarit, nën akuzë për hedhje lëndësh eksplozive

Delo.autor

U NDJE I FYER NGA KLUBI/ Ja pse mbrojtësi do të largohet nga Bayern Munich…

Delo.autor

Leave a Comment