Futboll Sport

LEGJENDA E ÇELËSIT/ Lampard lavdëron kapitenin Ris Xhejms: Një nga më të mirët në botë

Legjenda e Çelsit, Frenk Lampard, ka lavdëruar kapitenin e skuadrës, Ris Xhejms, duke e cilësuar si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë.lampardNë një intervistë për ‘talkSPORT’, Lampard u shpreh i impresionuar nga zhvillimi i Xhejms si lider në skuadër, duke theksuar rritjen e tij në rolin e kapitenit.

“Ai është një lojtar dhe një djalë i jashtëzakonshëm. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si e ka përqafuar rolin e kapitenit te Çelsi. E kam parë të rritet në këtë rol”, deklaroi Lampard. Ish-mesfushori anglez vuri në pah edhe cilësitë teknike të mbrojtësit, duke theksuar aftësinë e tij unike në kontrollin e topit dhe ndikimin në lojë.

“Nuk kam parë kurrë dikë që merr një top nga 70 metra dhe e kontrollon me gjoks për ta menaxhuar si të dojë”, shtoi ai.

Lampard theksoi gjithashtu rëndësinë e madhe që Xhejms ka për skuadrën londineze, duke nënvizuar se mungesa e tij ndihet menjëherë në fushë.

“Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Çelsin. E kupton këtë sidomos kur ai nuk luan. Është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë pa asnjë dyshim”, përfundoi ish-mesfushori, tani në rolin e trajnerit të Koventrit.

Related posts

VIDEO/ Kremoneze ndal “vrullin” e Atalantës, bergamaskët ndajnë vendin e parë me Napolin dhe Milanin

F.autor

IKËN NGA EMPOLI/ Mbrojtësi shqiptar arrin marrëveshjen me klubin italian

F.autor

ZYRTARE/ Largohet mbrojtësi i Juventusit, transferohet në Katar

F.autor

Leave a Comment