Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ “Ylli” i Manchester United pezullohet nga stërvitja (FOTO)

Frika e një rreziku të mundshëm e prekjes nga koronavirusi, ka bërë që Odion Ighalo të pezullohet nga seancat stërvitore të Manchester United. Ighalo, i cili ishte në huazim te United nga klubi kinez Shanghai Shenhua deri në fund të sezonit, është duke u stërvitur me një trajner personal në një lokacion të veçantë, në Manchester. Sulmuesi u udhëzua të mos stërvitej me United për çështje të shëndetit dhe sigurisë, përkundër masave pas shpërthimit të virusit në Kinë, i cili tashmë ka marrë më shumë se 1.100 jetë njerëzish.

Ighalo gjithashtu nuk udhëtoi me skuadrën e United në një kamp stërvitjeje, në Spanjë. Ky vendim erdhi pas shqetësimeve që kufizimet kufitare mund të forcohen për udhëtarët që kanë qenë në Kinë brenda 14 ditëve të fundit, duke ndikuar potencialisht për ri-hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Por ka dalë që United gjithashtu mori vendimin paraprak për ta detyraur Ighalo të qëndrojë larg bazës së klubit Carrington, ndërsa ai është akoma brenda periudhës së mandatuar të inkubacionit 14-ditor.

Related posts

“NUK I FOLA PËR 2 VITE ZIDANE”/ Rrëfimi i ish-mbrojtësit: Shkova në banjo dhe tymosa 250 cigare për…

Delo.autor

REGJIMI I RONALDOS/ 6 vakte dhe 6 dremitje në ditë, kështu ylli i Juventusit synon rekordin e Iker Kasijasit

Delo.autor

SHËNON SUPERGOL/ Salah sprint të pabesueshëm nga mesi i fushës… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment