Futboll Sport

PSG MBETET NË MAJË TË EUROPËS/ Fiton me penallti ndaj Arsenalit në finalen e Champions

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale ndaj Arsenalit. 90 minutat përfunduan 1-1 në Puskas Arena, ndërsa vendimtare ishin penalltitë.

Sfida nisi “zjarr” për londinezët, që kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Havertz, i cili realizoi me të majtën. 10 minuta më pas, parisienët “reklamuan” një prekje me dorë në zonë, por loja vijoi normalisht. Pavarësisht rasteve, në pjesën e parë rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Skuadra e Enriques u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe fitoi penallti, pas një kontakti Kvara-Moskjera. Nga pika e bardhë nuk fali Dembele.

Shtesa nuk prodhoi gol, ndërsa ekipet iu drejtuan penalltive. Më e saktë u tregua PSG, që gaboi vetëm një prej tyre dhe mbron kështu titullin e fituar në sezonin e kaluar.

Related posts

JUVENTUS-PARMA/ “Miqtë” shkurtojnë përsëri avantazhin, shënon Gervinho

Delo.autor

Manuel Pellegrini përforcon skuadrën me një mbrojtës të talentuar

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ “Blutë e Londrës” mposhtin me 11-metërsha Frankurtin dhe shkon në finale

Delo.autor

Leave a Comment