Futboll Sport

PSG NË SULM PËR ALVARES/ Dhuratë për rinovimin me Luis Enriquen

PSG po shkon drejt një tjetër sezoni fantastik, ku janë në garë për të dy trofetë, titullin në Francë dhe në finalen e Champions League. Pa diskutim që e gjithë vëmendja e klubit është fokusuar në këtë fund sezoni, por në të njëjtën kohë po mendojnë edhe të ardhmen, sezonin e ri. Sipas mediave në Spanjë, objektivi kryesor i PSG-së është Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas është një kërkesë e trajnerit të Luis Enrique, i cili para kohe është një admirues i Alavrez. Në fakt, Luis Enrique ka kërkuar argjentinasin edhe 2 vite më parë, por Alvarez vendosi të transferohet në Madrid duke pranuar ofertën e Atletico-s.

Burime të preferuarit shprehen se tani situata është ndryshe, me Alvarez që është gati të bashkohet me Luis Enrique në Francë, por pengesa mbetet konkurrencë e fortë. Gjithnjë sipas mediave në Spanjë, për Alvarez ka një interes të fortë nga ana e Barcelonës dhe Arsenalit. Presidenti Al-Khelafi do të bëjë gjithçka për t’i plotësuar këtë dëshirë trajnerit Luis Enrique me të cilin do të bëj në një tavolinë në fund të sezonit.

Al Khelaifi është i kënaqur me mendimin e bërë nga Luis Enrique, për këtë arsye pritet t’i ofrojë një kontratë të re 4-vjeçare. Alvarez si dhurata e duhur për këtë bashkëpunim të ri.

Related posts

PREZANTOHET TEK EGNATIA/ Sulmuesi Valpoortt: Kam bërë zgjedhjen e duhur dhe shpresoj të…

Delo.autor

PREZANTIMI I MURIQIT TEK LAZIO/ Igli Tare: Nuk e fsheh që jam i kënaqur! Negociatat ishin të lodhshme por…

Delo.autor

INTER NË KRIZË/ Lukaku mungon gjatë, Conte i var shpresat tek “killeri”…

Delo.autor

Leave a Comment