Futboll Sport

E BUJSHME/ Trajneri i ri i Partizanit, flet rumuni: Isha në Tirana 3 javë më parë, nuk më lejohet të…

Florin Bratu ka treguar prapaskenat e akordit me Partizanin. Trajneri i ri i “demave” zbuloi se 3 javë më parë ishte në Tiranë. Kujtojmë se asokohe pritej përgjigjia e Zoran Zekiç, ndërsa më pas e Paolo Tramezanit.

florin bratu

Bratu ishte zgjedhja e konsideruar ekonomike për stolin, në krahasim me Zekiç dhe Tramezanin. Sa i përket eksperiencës së tij me Metaloglobus nuk ia doli të bënte mrekullinë. Ekipi rumun e mbylli në vend të fundit dhe ra nga kategoria.

“Po, do të largohem. Kam një marrëveshje verbale, ndaj nuk më lejohet të flas. Në listë kanë qenë shumë trajnerë. Para tre javësh isha në Tiranë. Pashë kompleksin sportiv.

Te Metaloglobus ishte e vështirë që në fillim të shpëtoja ekipin. Duhej të fitoja rreth 7-8 ndeshje nga 9 në fazën ‘play-out’. Kam pasur shumë besim te vetja dhe te puna ime. U interpretua sikur kisha kritikuar trajnerin e mëparshëm, por kjo nuk ka asnjë lidhje.

Partizani është një skuadër e madhe, ndër dy më të mirat në Shqipëri. Kanë bërë shumë përparim”, u shpreh Bratu në Rumani.

Related posts

TALENTI I CHELSEA-T NË TELASHE/ Hajdutët i vjedhin kasafortën me medaljet e Champions-it dhe… (VIDEO)

Delo.autor

JASIR HASANI MAHNIT TIFOZËT E AIK/ Mesfushori shqiptar shënon gol që në debutim me skuadrën e re

Delo.autor

HAALAND DREJT LARGIMIT NGA DORTMUND/ “Los Blancos” një hap larg transferimit. Gjermanët gjejnë zëvendësuesin

Delo.autor

Leave a Comment