Futboll Sport

RREZIKON FALIMENTIMIN/ Rei Manaj i premton presidentit: E dua ekipin, do e kthejmë në Superligë

Rei Manaj duket se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Pavarësisht interesimit nga klube të Superligës turke dhe kampionate të tjera, sulmuesi shqiptar pritet të vazhdojë te Sivaspori, me objektivin për ta ndihmuar skuadrën të rikthehet menjëherë në elitën e futbollit turk.

Sipas raportimeve të mediave turke, Manaj ka zhvilluar një bisedë me presidentin e klubit, Burak Ozçoban, ku ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Sivas. Sulmuesi thuhet se ka bërë të qartë se ofertat e marra nuk do të ndikojnë në vendimin e tij, pasi dëshiron të vazhdojë me fanellën e Sivasporit dhe të kontribuojë në rikthimin e skuadrës në Superligë.

Ky qëndrim konsiderohet një lajm i rëndësishëm për drejtuesit e klubit, të cilët po ndërtojnë skuadrën për sezonin e ri. “Ofertat që kam marrë nuk kanë rëndësi. E dua shumë këtë ekip dhe këtë qytet. Nuk kam ndërmend të heq dorë nga fanella ime, dua të qëndroj për ta rikthyer këtë ekip aty ku i takon, në Superligë”, janë fjalët që Manaj i ka thënë presidentit.

Related posts

PARTIZANI PA “FRENA”/ Ofertë Agim Ibraimit, ja situata me fantazistin tetovar

Delo.autor

“NUK NA JANË BLLOKUAR KËMBËT”/ Muller e merr me ironi: Kush e di sa kundërshtarë do të kemi nervozuar…

Delo.autor

Djali i Tottit çmend spanjollët: Futbolli rrjedh në venat e tij

Q.Autor

Leave a Comment