Futboll Ligue 1 Sport

PLAS TEK PSG PAS FINALES SË SUPERKUPËS/ Mbappe largon Neymar nga festa e ekipit (VIDEO)

Ditën e sotme u luajt ndeshja midis Renesit dhe PSG-së, e vlefshme për Superkupën e Francës, e fituar nga këta të fundit me rezultatit 2-1.

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve, është një episod që ka ndodhur gjatë festimit, me trofeun. Në momentin kur klubi parisien po zhvillonte foton zyrtare me trofeun e fituar, me skuadrën bashkohet edhe Nejmar.

Nga kamerat është kapur një moment kur Kilian Mbape e largon yllin brazilian me forcë, nga pjesa tjetër. Ky moment po bën xhiron e botës, për shkak se të dy lojtarët kanë një miqësi shumë të mirë.

Gjithsesi kjo mund të ketë qenë në formën e një shakaje nga sulmuesi francez, pasi siç e dimë të gjithë ka një marrëdhënie shumë të mirë me Nejmarin. Për më shumë shikoni videon:

Related posts

SPEKTAKËL NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Atletico mposht me përmbysje “Katalansit” dhe prek finalen

Delo.autor

Real Madrid planifikon skuadrën e 2018/19: Një anësor, një sulmues

Sadik.Autor

Guardiola “shkatërron” Barçën/ Ofertë milionere për të “shumëkërkuarin” e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment