Futboll Sport

ARRIHET AKORDI/ Jasir Asani rikthehet në Iran, zbulohet e ardhmja e “sallaksit” kuqezi

Jasir Asani do të vazhdojë aventurën e tij me Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshjen me klubin iranian dhe do të jetë sërish pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ri.

Pak ditë më parë u raportua se palët kishin ndërprerë bashkëpunimin, por zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën dhe Asani ka vendosur të rikthehet te kampionët iranianë.

Esteghlal investoi rreth 850 mijë euro për ta transferuar nga Gwangju në verën e kaluar, ndërsa 30-vjeçari e shpërbleu besimin me 13 gola dhe 29 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Asani nuk ka zbritur në fushë që nga fundi i muajit shkurt, pasi konflikti në Lindjen e Mesme solli pezullimin e aktiviteteve futbollistike në Iran. Megjithatë, sulmuesi shqiptar zgjodhi t’i qëndrojë besnik klubit, duke konfirmuar tashmë vazhdimin e bashkëpunimit me Esteghlal.

Related posts

HARROJENI RONALDON/ Fantastik De Jong, shënon golin e javës në Holandë (VIDEO)

Isa.Autor

“MURI ZIKALTËR”/ Valter SAMUEL nis aventurën e re tek Argjentina e tij, do të jetë…

Isa.Autor

Batistuta: KRITIKAT ndaj Messit nuk kanë KUPTIM. Ai është futbollisti më…

Isa.Autor

Leave a Comment