Futboll Seria A Sport

JASHTË PLANEVE TË INTERIT/ Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

Para se të kalojë te debutimi sezonal, e ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos italiane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Sassuolos, që e sheh 23-vjeçarin si përforcimin ideal për repartin e mesfushës.

Asllani është ende pjesë e Interit, por klubi zikaltër është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e tij nëse mbërrin oferta e duhur. Vlera e kartonit të mesfushorit shqiptar llogaritet rreth 10 milionë euro.

Sipas raportimeve të Sky Sport, Sassuolo po vlerëson seriozisht profilin e Asllanit. Klubi emilian është detyruar të hidhet në merkato pas dëmtimit të rëndë të Ismael Koné, ndërsa edhe largimi i mundshëm i Kristian Thorstvedt ka shtuar nevojën për një mesfushor të ri.

Aktualisht, Asllani ndodhet me Interin në Gjermani, ku skuadra e Cristian Chivut po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët në vijim.

Related posts

KORRUPTOI FIFAN/ Një tjetër skandal i madh godet futbollin, nën akuzë presidenti i klubit…

Delo.autor

“MAT” TAKTIK E FRESKI/ Si Interi triumfoi në derbin ndaj Milanit Ecuria e rezultateve në tetë javët e fundit të kampionatit

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona pranë goditjes së madhe në sulm!

Delo.autor

Leave a Comment