Futboll Sport

FRANCË-SPANJË/ Udhëtim në momentet historike të derbit të Pirenejve, nga Platini e Arconada e deri te Zidane, Yamal e Mbappe

Francë-Spanjë përfaqëson në këtë moment një lloj sfide ‘All Star Game’ të futbollit. Nuk habit fakti që këto dy skuadra do të luajnë në gjysmëfinalen e parë të Botërorit 2026 dhe që së fundmi janë përballur shpesh mes tyre në sfida historike. Por legjenda nis larg, përpara duelit aktual mes Yamal dhe Mbappe.

Origjina. Sfida e parë në kompeticionet zyrtare mes dy skuadrave shkroi menjëherë histori. Euro 1984 në Francë, me finalen Francë-Spanjë. Shënoi Platini dhe më pas vetë Le Roi ekzekutoi një goditje dënimi ku portieri i La Roja, Luis Arconada bëri një nga gafat më të mëdha në histori teksa la topin t’i kalojë poshtë krahut. Një gabim i tmerrëshmë për portierin e Real Sociedad që në atë Evropian ishte portieri më i mirë deri në atë momente. Drama e Arconadas ishte kaq e madhe dhe e ndjerë, sa në 2008, Andres Palop, portieri i tretë i Spanjës në Euro 2008, përpara finales e telefonoi dhe i kërkoi t’i dërgojë fanellën e tij të vitit 1984 të cilën e veshi në festimet për fitimin e titullit.

Epoka Zidane, dominimi francez. Dy momente thelbësore të këtij rivaliteti ishin edhe ato të Euro 2000 dhe Botërorin 2006. Në të dyja sfidat vendimtar rezultoi Zinedine Zidane; në çerekfinale të Evropianit që në fund u fitua nga Franca ndaj Italisë në finalë, ishin Blutë ata që prevaluan. 2-1, gol i Zidane që i përgjigjet Mendieta dhe sfida u mbyll nga Youri Djorkaeff. Spanja u kthye në shtëpi, sërish në një turne të luajtur në Francë. Situata nuk u përmirësua në 2006; sfida e 1/8 të finaleve përfundoi 1-3. Villa dha shpresa teksa shënoi me penallti, por Franca shpërtheu dhe përmbysi gjithçka, golin e tretë të francezëve e shënoi…Zidane. Fenomeni transalpin ngjalli panik, dribloi të gjithë ata që i dolën para dhe shënoi. Për fatin e Spanjës, ai botëror ishte turneu i fundit i Zidane…

Revanshi spanjoll. Euro 2012 përfaqëson një konfrontim të vërtetë dhe rilindjen e iberikëve; skuadra spanjolle në atë moment ishte dukshëm skuadra më e fortë në botë, për të mos thënë një ndër më të fortat e çdo epoke, kampione e botës dhe e Evropës në fuqi. Në çerekfinalen e eventit të mbajtur në Poloni e Ukraine, ajo që u kthye në shtëpi ishte Franca që u gjunjëzua nga një dygolësh i Xabi Alonsos. 2-0 i pastër, ndeshje pa histori.

Sfidat e mëdha të kohëve të fundit. Një ndeshje e rëndësishme u zhvillua në finalen e Nations League 2021. Ajo që fitoi trofeun ishte Franca që përmbysi rezultatin si në Botërorin 2006. Këtë radhë për Spanjën shënoi Oyarzabal, Blutë u përgjigjën me Benzema e Mbappe. Por La Roja mori revanshin në gjysmëfinalen e Euro 2024 ku Franca shkonte si favorite; sërish përmbysje në rezultat dhe sërish 2-1 me Blutë që njohën një adoleshent të lindur në vitin 2007, Lamine Yamal. Kolo Muani i jep avantazhin Francës, por Yamal në atë kohë 17 vjeç mori topin dhe nga e djathta hyn më në qendër dhe me të majtën i dha një hark të pakapshëm topit në drejtim të portës së Mike Maignan. Chapeaux! Golin e fitores e shënoi Dani Olmo

Ndeshja e çmendur. Sfida e fundit përpara gjysmëfinales së Botërorit 2026, ishte gjysmëfinalja e Nations League në 5 qershor të 2025. Në minutën e 55 rezultati ishte 4-0 për Spanjën. Mbi Francën ra një stuhi e vërtetë që u ndëshkua nga Nico Ëilliams, Mikel Merino, Yamal dhe Pedri. Në minutën e 59 Mbappe tentoi të rigjallërojë francën, 8 minuta më vonë Lamine shënoi dhe golin e 5. A u mbyll këtu? Aspak. Në të 79 Cherki shënoi për 5-2, në të 84 shënoi Vivian autogol; 5-3 dhe në minutën e 93 Kolo Muani e çoi rezultatin në 5-4. Franca vetëm për pak nuk ia doli të realizojë një nga përmbysjet më të çmendura në historinë e futbollit, por ndeshja la të kuptohet se bëhet fjalë për një sfidë të destinuar për t’u përsëritur, dhe në fakt…

Si do të mbyllet gjysmëfinalja e Botërorit 2026? Ajo që niset si favorite është Franca, në tërësi nga sa kemi parë deri tani është më bindëse dhe konkrete në krahasim me Spanjën, që sidoqoftë është shumë e fortë. Duhet thënë se kundërshtarët e të dyja formacioneve kanë qenë të ndryshëm me francezët që u përballën me Paraguajin dhe Marokun, ndërsa spanjollet me Portugalinë dhe Belgjikën. Por gjykimin e fundit do ta bëjë fusha e lojës, dy skuadrat ia premtuan njëra-tjetrës.

Related posts

“JAM I KËNAQUR QË TË VAZHDOJË TEK NAPOLI/ Edi Reja “analizon” Hysajn dhe tregon habinë për golin kundër Islandës: Çfarë ndodhi me ty?

Delo.autor

“MESSI ISHTE ULUR ATJE, NË DEPRESION”/ Matip tregon rrënimin e yllit argjentinas pas Liverpool-Barça 4-0

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Gjendet i MASAKRUAR lojtari I NJOHUR, i presin organet…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment