Futboll Sport

FSHF MBYLL BASHKËPUNIMIN ME GENT MAHMUTIN/ Trajner i ri i Kombëtares U-15 emërohet Bledar Borova

Federata e Futbollit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Gent Mahmuti në drejtimin e Kombëtares shqiptare U-15.

FSHF e falënderon Mahmutin për kontributin dhe punën e bërë me ekipin kombëtar të kësaj grupmoshe, duke i uruar suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Pas vlerësimit të bërë nga Drejtoria Teknike, Federata e Futbollit ka vendosur t’ia besojë drejtimin e Kombëtares U-15 trajnerit Bledar Borova.

Borova është një emër i njohur në futbollin e moshave në Shqipëri, me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin e talenteve të rinj. Ai ka punuar për vite me radhë në Akademinë e Apolonisë, ku ka drejtuar ekipet e grupmoshave të ndryshme dhe ka mbajtur gjithashtu detyrën e drejtorit të akademisë. Gjithashtu, Borova ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-19, ku ka kontribuar në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të futbollistëve të rinj.

Emërimi i tij është në përputhje me strategjinë e Drejtorisë Teknike të FSHF-së për forcimin e strukturave të ekipeve kombëtare të moshave dhe vijimin e punës për identifikimin, edukimin dhe zhvillimin e futbollistëve që përbëjnë të ardhmen e futbollit shqiptar.

Related posts

Lady Marchisio “rrit temperaturat”/ Modelja shfaqet super seksi në Mykonos

Sadik.Autor

GOLI I JAVËS VJEN NGA BUNDESLIGA/ Pas 7 minutash lojë, ” Veterani” Gentner bombardon portën e Leverkusenit (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për yllin nga Serie A

Q.Autor

Leave a Comment