Boks Sport

Dështon sfida me Wilder, Joshua pranë marrëveshjes me Povetkin

Duket se dueli i madh i peshave të rënda mes dy boksierëve kampionë bote Anthony Joshua dhe Deontay Wilder nuk do të zhvillohet, të paktën këtë vit. Menaxheri dhe promotori Eddie Hearn ka bërë me dije se gjasat më të mëdha janë që Joshua të duelojë ndaj rusit Alexander Povetkin këtë vit, ndaj të cilit do të mbrojë edhe titujt kampionë bote.

Ndërsa përballja me Wilder mund të zhvillohet në shkurt ose mars të 2019-ës. Edhe pse u përfol se marrëveshja mes Joshua dhe Wilder ishte shumë pranë, duket se vendi i zhvillimit të këtij dueli dhe përqindja e fitimit ka penguar arritjen e dakortësisë.

Nga kjo “përplasje” mes dy boksierëve kampionë bote ka përfituar rusi Alexander Povetkin, i mandatuar nga WBA për t’u përballur me britanikun. “Kjo sfidë me Wilder mund të zhvillohet më vone, ndërkohë që sfida e radhës së Joshua do të jetë ndaj Povetkin, me të cilin kemi një marrëbeshje paraprake. Kjo përballje mes Joshua dhe Povetkin do të zhvillohet në shtator, ndërsa vitin tjetër do të mendojmë për unifikimin e titujve kampionë bote ndaj amerikanit”, u shpreh Eddie Hearn. Boksieri britanik Anthony Joshua mban titujt kampionë bote ne kategoritë IBF, WBA de WBO.

Related posts

Intervista e plotë e Shaqirit: Dua të fitoj tituj

Sadik.Autor

E SULMOI PËR MINUTAT E PAKTA/ Gruaja e Pirlos thumbon fubollistin e Juventus: Foli ky që i shënon… (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 paralizoi futbollin por ka ende vende ku luhet!

Delo.autor

Leave a Comment