Futboll Sport

INTERI “SAKRIFIKON” KRISTJAN ASLLANIN/ Marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

Bolonja shfaqet sërish si opsion për Kristjan Asllanin. Këtë herë është Interi i interesuar për të shtyrë këtë transferim.

Shkak do të bëhej Jhon Lucumi, mbrojtësi 28-vjeçar i Bolonjës. Zikaltërit e duan në skuadër këtë të fundit, por aktualisht nuk janë të gatshëm për të përmbushur kërkesat financiare të rivalëve të Seria A.
Lucumi, deri më 15 korrik, ka klauzolë prej 28 milionë eurosh për lirimin. Mundësia ekziston që Bolonja të pranojë 20 milionë euro më pas për mbrojtësin nga Kolumbia.

Interi ndërkohë planifikon që të përfshijë një lojtar në marrëveshje. Dhe Asllani, i cili tërhiqte interesin e Bolonjës më parë, duket alternativa e duhur për të negociuar.

Related posts

KTHEHET KESSIE PAS NDESHJEVE ME KOMBËTAREN/ Leonardo e Maldini i dorëzojnë “faturën” e sherrit

Delo.autor

“ËSHTË ZOT I FUTBOLLIT NË PRISHTINË”/ Portali serb i thur elozhe Vedat Muriqit (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ DYBALA bën INTERIN të ëndërrojë, Marotta përgatit transferimin e vitit (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment