Futboll Sport

UEFA CONFERENCE LEAGUE/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

Dinamo City siguroi një kualifikim spektakolar në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi mposhti Astanan me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Kazakistan. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përmbysi humbjen 1-0 të takimit të parë dhe avancoi më tej në këtë kompeticion.

Sfida nisi në disavantazh për ekipin shqiptar, me Astanan që kaloi në avantazh në minutën e 23-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Dinamo City reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Dita dhe Berisha realizuan dy golat që barazuan rezultatin e përgjithshëm, duke e çuar sfidën në kohën shtesë.

Në 30 minutat shtesë, Dinamo City vulosi kualifikimin falë golave të Vilës dhe Komanit, duke triumfuar 4-1 dhe duke siguruar kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Në raundin tjetër, Dinamo City do të përballet me fituesen e çiftit FC Sheriff – NK Aluminij.

Related posts

Partizani gati për surprizën, të kuqtë shkelin në tokën sllovene (VIDEO)

Isa.Autor

PAS PËRFUNDIMIT TË SEZONIT/ Përpilohet lista e lojtarëve që do të largohen nga Interi, ja emrat

Delo.autor

Dorëzohet Liverpooli, Inter dhe Barça e vazhdojnë betejën për mbrojtësin e Lazios

Q.Autor

Leave a Comment