Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Shkaktoi autogol/ Braziliani Fernandinho kërcënohet me vdekje

Mesfushori i kombëtares së Brazilit, Fernandinho si dhe familjarët e tij, kanë rënë pre e fyerjeve raciste dhe kërcënimeve pas autogolit që lojtari shkaktoi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Belgjikës. Në atë sfidë Brazili u mund 2-1 dhe u eliminua nga Botërori, por autogoli ka lënë pasoja te futbollisti që luan me Manchester City në Premier League, duke e quajtur “majmun”, ndërsa në disa raste nuk kanë munguar krëcënimet me vdekje.

Të kërcënuar janë edhe familjarët e tij në Brazil e Angli, pasi bashkëshortja e tij Rosa Glaucia është fuer në faqen e saj zyrtare “Instagram”, madje edhe është kërcënuar. Kjo situatë është përsëritur edhe me nënën e Fernandinho, që është detyruar të mbyllë faqen e saj zyrtare për shkak të komenteve raciste. Policia braziliane ka nisur një hetim pasi ka qenë vetë futbollisti që ka kërkuar ndihmën e forcave të rëndit për të evituar probleme të mëtejshme.

Related posts

STATISTIKAT/ SALAH “kryqëzohet” padrejtësisht, është i njëjti i sezonit të shkuar (FOTO)

Isa.Autor

(Video) PSG kalon në avantazh ndaj Rennes

Q.Autor

SPEKTAKËL NË OLIMPICO/ Roma e dyfishon epërsinë ndaj Sampdorias (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment