Futboll Sport

Portieri Enea Kolici mes Serisë C në Itali dhe klubit të madh në Shqipëri

Më 20 maj 2017 Kukësi shpallej për herë të parë kampion i Shqipërisë, një rezultat historik për klubin verilindor. Pero Pejic kish bërë si gjithnjë detyrën e tij, por njeriu që u ngjit në piedestal ishte pa diskutim Enea Kolici. Një sezon i mrekullueshëm në të gjitha aspektet, shumë pak gabime dhe vendimtar në rrugëtimin e bluve.

Duket sikur ka kaluar shumë kohë, por sot, vetëm 1 vit më vonë, “gardiani” ka firmosur letrat e divorcit me Kukësin. Edicioni i fundit nuk shkoi në mënyrën më të mirë dhe krisja nisi në çastin kur trajneri Pacult vendosi t’ia besonte çelësat e katërkëndorit Stivi Frashërit, teksa goditja përfundimtare erdhi kur tekniku e la jashtë listës për Championsin.

Ofertat në drejtim të 32-vjeçarit nuk mungojnë, dëshira e tij më e madhe është të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë dhe aktualisht është në bisedime me një klub të Serisë C italiane. Kjo është alternativa numër 1 për Kolicin, nëse nuk realizohet atëherë nuk përjashtohet që sezonin tjetër portierin pogradecar ta shohim sërish në Superiore.

Drejtuesit e Flamurtarit me bekimin e trajnerit Ilir Daja kanë nisur të kontaktojnë më “gardianin” dhe mund të gjendet gjuha e përbashkët, por, gjithsesi, dëshira e vetë Kolicit është pikërisht Seria C italiane.

Related posts

EFEKTI RONALDO/ Nxiti fansat e CR7, Irina Shayk humbi 11 milionë ndjekës në 24 orë (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus gati 45 milionë euro për mesfushorin e “Los Blancos”…

Delo.autor

NJIHET PËR PASIONIN E MAKINAVE/ Ylli i Real Madrid është thjesht i “çmendur” pas “bishave” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment