Futboll Sport

“AROMË DOPINGU/ Skena e çuditshme në tunel, çfarë kanë futur në hundë rusët?

Teksa skuadra ruse po dilte nga dhomat e zhveshjes për të nisur pjesën e dytë, të gjithë teleshikuesit kanë pyetur veten se çfarë kanë bërë lojtarët. Alexander Golovin me shokë kanë mbajtur dorën pranë hundës hera-herës sikur të ishin duke futur diçka.

Edhe gjatë fitores sensacionale ndaj Spanjës në çerekfinale janë parë skena të ngjashme. Lojtarët kanë mbajtur amoniak poshtë hundës, këtë e ka konfirmuar një pjesëtar i Federatës Ruse.

Sipas agjencisë së anti-dopingut, miksi kimik thuhet të stimulojë përkohësisht lojtarët si dhe t’i rrisë përqendrimin.

Gjithashtu pjesë e atij lëngu është edhe diçka që të rrit furnizimin me oksigjen.

Por fakti është se përdorimi i amoniakut nuk është ndaluar. Por rusët e kanë përdorur sikur të ishte shampo e dushit. Sidomos kur i gjithë ambienti sportiv rus akuzohet për doping.

Related posts

“KY ËSHTË NJË…”/ Skuadra e Premier hap dyert e stadiumit për të akomoduar të pastrehët

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ndahen vazot e “play-off”-it: Kukësi dhe Shkëndija mësojnë rivalët

Isa.Autor

SHPËRTHEN NEYMAR/ Merr të kuq dhe përleshet në tunel me kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment