Futboll Sport

Kamza zyrtarizon trajnerin e ri, atë që e ngjiti në Superiore

Eshtë zyrtare. Bledar Devolli do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Kamzës, në Kategorinë Superiore. Kemi të bëjmë me një rikthim të gjirokastritit në këtë pozicion, teksa u printe fqinjëve të kryeqytetit drejt ngjitjes në elitë, dy vite më parë, në vitin 2016.

Ndërkohë, asistentët e tij do të jenë Jurgen Agolli dhe Eldi Topi. Bledar Vashku do të ketë rolin e trajnerit të portierëve. Stërvitja nën drejtimin e këtij stafi të ri teknik do të nisë sot, në orën 18:00, në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare, në Kamëz. Sezonin që u mbyll, Bledar Devolli trajnoi në Kosovë, konkretisht KEK, që e ngjiti në elitën e futbollit të këtij vendi

Related posts

ZBULON SE Ç’DO TË NDODHË ME SERIE A/ Gravina: Juventus nuk e do titullin në tavolinë

Delo.autor

“EURO 2020″/ “La Repubblica” publikon listë. Franca dhe Italia shkëlqejnë, ja notat e pretendenteve…

Delo.autor

Real Madridi nis tratativat për yllin e Chelseas, Varane pjesë e marrëveshjes

Q.Autor

Leave a Comment