Futboll Sport

ZYRTARE! Wilshere “tradhton” Arsenal me West Ham

West Ham ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit të Arsenal, Jack Wilshere.

Mesfushori ka firmosur një kontratë trevjeçare në London Stadium, duke u bërë kështu blerja e katërt e trajnerit të ri Manuel Pellegrini pas Ryan Fredericks, Issa Diop dhe Lukasz Fabianski.

26-vjeçari, i cili është lënë jashtë skuadrës së Southgate për Kupën e Botës, është larguar nga Arsenal pas 17 viteve.

Një tifoz i West Ham kur ishte fëmijë, Wilshere është përfolur për një kalim te klubi që në verën e kaluar, por në përfundim u huazua te Bournemouth.

“Ndihem mirë, diçka e veçantë,” shprehet lojtari.

“Njerëzit do t’i kenë parë fotot e mia me fanellën e West Ham kur kam qenë fëmijë. Gjithashtu familja ime dhe disa miqtë e mi janë tifozë të West Ham, kështu që të gjithë e kanë pritur mirë këtë transferim.”

Related posts

ZYRTARE/ Dinamo blen bomberin e Kategorisë së Parë, prezantohet sulmuesi Skuka

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Milani kërkon fitoren e tretë radhazi ndaj Udineses së Behramit

Isa.Autor

SKANDALOZE! E pabesueshme se çfarë humbet Ronaldo ndaj Lecces (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment