Futboll Sport

Emre Can: Kam idhull Zidane, refuzova klube të rëndësishëm për Juventusin

Duke pritur ardhjen e Cristiano Ronaldos, Juventusi ka paraqitur para shtypit dhe tifozëve një nga blerjet më të shumëpritura të kësaj vere. Pas një “Odiseje”, që zgjati me muaj, në fakt, Emre Can u bë bardhezi. Mesfushori gjerman erdhi në Torino si një transferim i lirë nga Liverpool dhe do të mbajë numrin 23 në fanellë.

Duke folur për mediat, Emre menjëherë mundi t’i zbulojë ndjenjat e tij: “Kjo ishte dita ime e parë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam pasur kontakte me Khedira, ai më tha se ky është një klub i madh, me mentalitet fituesi. Njoh ambiciet e këtij grupi futbollistësh, që gjej këtu, dhe jam gati t’i ndjek. Trajneri im i parë më tha se një ditë do të luaja me Juventusin”.

Natyrisht, i një blerje e re, Emre Can nuk mund të fliste për Cristiano Ronaldon, i cili përflitet se do t’u bashkohet bardhezinjve: “Unë nuk e di gjendjen. Në qoftë se ai vjen këtu, patjetër do të jetë diçka e madhe. Sidoqoftë, jam i fokusuar te vetja ime. Zhgënjimet në Kupën e Botës nuk mendoj se mund të ndikojnë te lojtarët, të cilët kthehen në shtëpi duarbosh nga Rusia. Ata do të fillojë përsëri, me të njëjtën dëshirë si më parë. Gjermania ishte një zhgënjim i madh, por unë mendoj se ekipi do të arrijë të kthehet në më të mirën e vet”.

Qëllimi i madh i Juventusit është padyshim fitimi i Ligës së Kampionëve, gjë që Emre Can e di mirë: “Mendoj se objektivi i parë duhet të jetë me siguri titulli kampion në Seria A, pastaj Liga e Kampionëve. Unë e di se klubi është duke pritur të fitojë Champions-in prej kaq shumë vitesh Të gjithë duam ta fitojmë atë trofe, edhe unë jam këtu për të ndihmuar në përmbushjen e këtij objektivi. Kemi një ekip të shkëlqyeshëm, por fokusimi duhet të jetë në Seria A për momentin”.

Emre preferoi Juventusin, edhe pse kishte oferta nga klube të tjera të rëndësishme: “Kam marrë shumë oferta nga klube të rëndësishëm, por kam zgjedhur Juventusin, sepse ka një projekt të madh, me objektiva të nivelit të lartë”.
Nga pikëpamja taktike, mesfushori zbulon bisedën me trajnerin Allegri: “Kam biseduar me të, por nuk kemi folur për taktikën. Kjo është dita ime e parë, ndaj do të flasim edhe për këtë temë. Unë do të doja të luaja në pozicione të ndryshme, jam i qetë. Si një mesfushor, më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtësit. Idhulli im, Zidane, ishte një nga lojtarët e mi të preferuar”.

 

 

Related posts

“BOMBA” NGA SPANJA/ Ylli i Serisë A drejt Atletico Madrid për…

Delo.autor

LIGA E EUROPËS/ Juventusi dhe Junajtid në fushë, mësoni ndeshjet çerekfinale të mbrëmjes së sotme

F.autor

LOJTARI PREMTUES/ Talenti i kombëtares turke, drejt transferimit te Sociedadi

Isa.Autor

Leave a Comment