Chelsea është pranë operacionit të dyfishtë te Napoli teksa po përgatitet për një investim 65 mln euro për Jorginho-n, sipas raporteve në Itali.
Blutë pritet të emërojnë Maurizio Sarri-n si pasardhësi i Antonio Conte-s dhe ish-trajneri i Napolit mund të marrë me vete Jorginho-n.
Mesfushori italian pritej t’i bashkohej kampionëve të Premier League Manchester City.
Por sipas Tuttosport, Chelsea është gati të paguajë më shumë se 60 mln eurot e ofruara nga City për 26-vjeçarin .
Jorginho ka katër vite që luan te Napoli dhe konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në rolin e tij.
Klubi londinez duhet akoma të marrë vendimin nëse do të vazhdojë me Conte-n apo do të emërojë Sarri-n.