Futboll Sport

Deschamps i shqetësuar, lë jashtë katër lojtarë para ndeshjes me Belgjikën

Seanca e fundit stërvitore që kombëtarja e Francës ka zhvilluar 24 orë para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Belgjikës i ka shkaktuar dhimbje koke trajnerit Didier Deschamps, pasi 4 lojtarë titullarë nuk kanë zbritur në fushë. Kylian Mbappe, Samuel Umtiti, N’Golo Kante dhe Benjamin Pavard nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, masë kjo që është marrë nga stafi drejtues, pasi lojtarët kanë qenë të lodhur. Ata pritet të jenë rregullisht në fushë në ndeshjen ndaj Belgjikës, pasi pushimi që kanë zhvilluar ka shërbyer pikërisht për të karikuar bateritë dhe të jenë në 100% të formës në ndeshje.

Shqetësues mungesa e Mbappe në stërvitje, sulmuesi 19-vjeçar, ku janë varur shpresat për kualifikimin së bashku me Antoine Griezmann, që nuk ka probleme të tilla fizike. Pavarësisht se parashikimet janë se të 4 lojtarët që nuk u stërvitën sot do të jenë rregullisht nesër në Shën Petërburg, sërish trajneri Deschamps është në ankth. E njëjta gjë vlen edhe për 3 futbollistët e tjerë, që shpresojnë të rikuperojnë dhe të jenë në formën optimale në takimin ndaj Belgjikës.

Trajneri Deschamps tha: “Ne i lamë jashtë për të mos përkeqësuar gjërat, që ata të jenë gati për ndeshjen gjysmëfinale. Ata kanë luajtur shumë dhe kanë nevojë për pak pushim, pasi kjo sfidë është e rëndësishme. Gjithsesi, do të presim ditën e ndeshjes për të parë se cilët do të zbresin në fushë”, u shpreh trajneri i kombëtares së “gjelave”.

Related posts

LAÇI-FLAMURTARI/ Shtangen kurbinasit, Ardit Hoxhaj rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Ndërprerja e sfidës Skënderbeu-Partizani, dalin pamjet (VIDEO)

Sadik.Autor

Wenger: Nëse ikin Sanchez e Ozil, kemi gati zëvendësuesit

Q.Autor

Leave a Comment