Futboll Sport

Payet partner për Icardi te Inter, janë vendosur kontaktet

Inter dhe objektivi për të përforcuar repartin sulmues. Zikaltërit, që tani shumë aktivë gjatë kësaj merkato vere me plot pesë blerje të realizuara, vazhdojnë të punojnë me intensitet maksimal, për t’i dhuruar trajnerit Luciano Spalletti një kontigjent kompakt dhe konkurues për sezonin e ardhshëm të Seria A. Pikërisht për këtë motiv, drejtuesit më të lartë zikaltër janë vënë tashmë në kërkim të një goditje të bujshme në sulm, me qëllim mbështetjen e kapitenit Mauro Icardi.

Përveç emrit të nxehtë të Malcom, dhe zërave për një afrim të mundshëm të Alvaro Morata, në momentet e fundit ka lindur edhe një hipotezë e re, ajo e sulmuesit të Marseille, Dimitri Payet. Referuar raportimeve nga “France Football”, tashmë janë vendosur kontaktet e para me menaxherët e futbollistit, që ka një kontratë me ekipin francez deri në vitin 2021.

Related posts

Trajneri gjerman i jep një “asist” Ozilit: Në futboll nuk ka vend për politikën

Isa.Autor

Drejtuesit e Manchester United të dëshpëruar me Alexis Sanchezin

Q.Autor

ZHVATI TRAJNERIN CONTE ME 30 MILIONË EURO/ I sekuestrohet pasuria në Itali ndërmjetësit Bochicchio. Prokuroria e akuzon për…

Delo.autor

Leave a Comment