Futboll Sport

Buffon me zemër tek Juventusi, ja si e komenton transferimin e Ronaldos tek bardhezinjtë

Pavarësisht se ku mund të ndodhet, Gianluigi Buffon vazhdon të mendoj për Juventusin. Gardiani, i cili u zyrtarizua si futbollisti më i ri i PSG-së nuk ka mbetur pa komentuar thashethemet që e lidhin Cristiano Ronaldon me një kalim tek bardhezinjtë.

I pyetur nga “Sky Italia” Buffon tregoi se do të ishte ‘i lumtur për Juventusin dhe tifozët’ nëse Cristiano Ronaldo nënshkruan nga Real Madridi.

“Jo, nëse ndonjë gjë më shqetëson janë golat që ai ka shënuar kundër meje vitin e kaluar,”-buzëqesh Buffon.

“Nëse ky transferim do të materializohej, do të isha i lumtur për klubin dhe tifozët. Do të më bënte të lumtur, sepse kjo është ajo që ka nevojë bota e Juventusit, për të gjetur lojtarë të rinj dhe për t’i përshëndetur ata.

“Juventus-PSG në finale të Ligës së Kampionëve? Kjo do të ishte shumë!”-deklaroi Buffon.

Kujtojmë që Buffon është aktivizuar për 17 sezone me Juventusin, duke regjistruar dhe 509 ndeshje me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

ARABIA SAUDITE PRISH RENDITJEN E LOJTARËVE MË TË PAGUAR/ Top-10 futbollistët që përfitojnë më shumë, Mbappe zbret i pesti

F.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Biznesmeni i famshëm del hapur mbi Arsenalin: Po përgatis një ofertë që…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ka luajtur në kampionatet elitare të Europës, drejt firmës me Vllazninë mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment