Futboll Sport

Një tjetër legjendë spanjolle në Japoni, Fernando Torres prezantohet tek Sagan Tosu

Fernando Torres zbuloi fatin e tij, pas largimit nga Atlético Madrid. “El Niño” njoftoi në një ceremoni se do të luajë në Japoni, për Sagan Tosu, klub me të cilin ka nënshkruar për një sezon e gjysmë, me opsion që ta zgjasë kontratën për më shumë, deri në dhjetor 2020.

“Unë doja t’i shijoja ditët e fundit tek Atletico Madrid dhe të kisha kohë për të reflektuar e zgjedhur më të mirën për veten dhe familjen time. E kam marrë këtë vendim shumë i zhytur në mendime. Kam pasur shumë propozime, nga të gjitha kontinentet, por vendosa ta refuzoj Europën.

Kam marrë vendimin më të mirë për të gjithë, ekipi im i ri do të jetë Sagan Tosu në Japoni”, – tha Torres pasi paraqiti një libër interaktiv, që përmbledh gjithë karrierën e tij, përmes intervistave dhe anekdotave personale.

Pasi zbuloi vendimin, presidenti i klubit japonez, Takijara, e mirëpriti atë personalisht: “Është një nder të marrim në skuadër Fernando Torres. Sagan Tosu është një klub futbolli që punon shumë dhe gjithmonë përpiqemi për t’u përmirësuar. Ardhja e Torres do të na ndihmojë në këtë drejtim”.

Related posts

RRËFEN GJESTIN E FAMSHËM TË MOURINHO-S KUR DREJTONTE INTER/ Ish-arbitri Tagliavento: Nuk më ka kërkuar kurrë falje…

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi, mbylet pjesa e parë. Ekipi i Gjokës kryeson me 2 gola

Delo.autor

ZYRTARE/ Fernando ALONSO largohet nga Formula 1 në fund të sezonit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment