Futboll Seria A Sport

Fondi “Elliot” kërkon të rikthejë Milanin e madh, gati Maldini dhe 150 milionë euro

Kapiteni legjendar i Milanit, është gati të rikthehet te skuadra ku shkroi historinë, por kësaj here si drejtues. 50-vjeçari pritet të marrë një rol të rëndësishëm drejtuesi nën drejtimin e pronarëve të rinj të Milanit, Fondit “Elliot”.

Mediat italiane raportojnë se brenda javës pritet që klubi t’iu kalojë anglezëve, të cilët do të bëjnë ndryshime drastike. Një tjetër emër që mund t’i bashkohet stafit drejtues të Milanit, është edhe ai i Albertinit.

Pronari i Fondit “Elliot” ka premtuar se do të investojë 150 milionë euro te kuqezinjtë dhe ka gati planin e ri për ringritjen e skuadrës. Maldini mësohet se ka dhënë OK për rikthimin te Milani dhe pritet që në ditët e ardhshme të ndodhe edhe lëvizja.

Related posts

Formacionet zyrtare: Juventus – Genoa

Delo.autor

PASI U PEZULLUA NGA UEFA PËR FYERJE/ Arnautovic: Provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi, por…

Delo.autor

SUPERKUPA E FRANCËS/ Pas një SUPER ASIST nga Di Maria, ylli Icardi zhbllokon sfidën për PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment