Futboll La Liga Sport

Menaxheri flet për të ardhmen e Marco Asensios dhe… Ronaldos

Marco Asensio do të qendrojë te Real Madrid këtë verë, të paktën kështu konfirmon menaxheri i tij. 22-vjeçari ishte në listën e dëshirave të Jurgen Klopp dhe dukej se do të pranonte të shkonte te Liverpool pasi me vetëm 11 ndeshje në kampionat sezonin e kaluar, nuk ishte i kënaqur me përfshirjen e tij në skuadrën madrilène.

Gjatë Kupës së Botës ai iu përgjigj pyetjes për interesimin e klubit anglez duke thënë se do të vendoste pas përfundimit të turneut dhe tashmë duket se vendimi është marrë. Agjenti i tij Horacio Gaggioli tha për “calciomercato”: “Marco nuk do të lëvizë, do të qendrojë te Real Madrid. Ai po përmirësohet dita-ditës dhe mendoj që sezonin e ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm në Madrid”. Edhe pse nuk ka luajtur shumë në kampionat, Asensio u dallua në Champions League sezonin e kaluar, ndërsa në total në 53 ndeshje me Real Madrid ka shënuar 11 gola.

Por menaxheri i spanjollit është pyetur edhe mbi mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Madridi, duke u pëgjigjur: “Është vetëm mendimi im, por besoj që Cristiano do të largohet. Thonë që 98% është jashtë skuadrës dhe se skuadra e tij e re do të jetë Juventus. Por ky është vetëm mendimi im personal”.

Related posts

ZBULON SEKRETIN/ Cavani: Pak hapësira tek Manchester United? Ja cili është çelësi i suksesit

Delo.autor

NAPOLI-INTER/ Mertens shokon “Zikaltërit”, ja çfarë po ndodh në “San Paolo” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT TEK MILANI/ Piatek rrëfen: Ja pse meriton reputacionin që ka

Delo.autor

Leave a Comment