Futboll Seria A Sport

Marçelo Lipi kujton vitin 2006: Më kërcënoi të më vriste në Kupën e Botës nëse…

Ndoshta mungesa më e madhe e këtij Botërori ka qënë Italia. “Axurët” nuk arritën do të kualifikoheshin për në botëror pasi u lanë jashtë nga ekipi i Suedisë. Megjithatë ata janë 4 herë fituesit e Kupës së Botës dhe të fundit e kanë marrë në vitin 2006. Në një intervistë trajneri i Italisë së asaj kohe ka kujtuar fitoren e atij Botërori.

“Kujtimi i parë i 2006-ës? Pavarësisht rrëmujës që ndodhi në maj dhe Kalçopoli-t, djemtë arritën t’i kthenin kritikat në forcë”, ka thënë Lipi.

“Mbaj mend sa i motivuar ishte Gatuzo, i cili më thoshte se do të më vriste po të largohesha, por edhe qetësinë dhe sigurinë e Pirlo-s. Ai ekip kishte lider të mëdhenj: Bufon, Kanavaro dhe Peruci, pika e vërtetë e referimit. Sa herë që shikoj imazhin e asaj ditë, më kujtohet gjithçka”.

Related posts

FORMULA 1/ Kryeson renditjen, alarmon Norris : Diçka nuk shkon me mua dhe makinën

F.autor

3 JAVËT VENDIMTARE PËR EUROPËN/ Partizani kërkon të shpëtojë sezonin

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ka luajtur në kampionatet elitare të Europës, drejt firmës me Vllazninë mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment