Moto GP Sport

Rikthehet Valentino Rossi, “pole position” dhe rekord në pistën e Mugello (VIDEO)

Valentino Rossi me Yamaha ka siguruar sot “pole position” në pistën e Mugello, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP. Një paraqitje fantastike e pilotit italian, që i karikuar nga fansat e tij dha një kohë fantastike, 1’46”208, rekord për pistën e Mugello, duke korrur “pole” nr.65 në karrierën e tij. Në vijën e parë të nisjes, së bashku me Rossin do të jenë spanjollët Jorge Lorenzo me Ducati dhe Maverick Vinales me Yamaha.

Rossi, që ka triumfuar 9 herë në këtë pistë, do të kërkojë nesër suksesin e parë sezonal, duke përfituar edhe nga paraqitja e dobët e kryesuesit të Botërorit të Moto GP, spanjollit Marc Marquez me Honda, që sot u rendit në vendin e gjashtë. Më mirë se spanjolli bënë edhe dy pilotë të tjerë italianë, Andrea Iannone me Suzuki (i katërti) dhe Danilo Petrucci (i pesti), ndërsa Andrea Dovizioso me Ducatin tjetër u klasifikua në vendin e shtatë.

Related posts

U transferua tek Pescara/ Memushaj pritet me entuziazëm nga klubi italian

Isa.Autor

TRONDITËSE/ Lojtari i njohur dënohet me BURG, bashkëpunonte me organizatën TERRORISTE

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK “ZONJA E VJETËR”/ Drejtoresha e Chelseat tregon sekretin e largimit të Sarrit nga Londra

Delo.autor

Leave a Comment