Futboll Seria A Sport

Gafa e Milanit me Calhanoglu në prezantimin fanellës së dytë (FOTO)

Prezantimi nuk ka shkuar edhe aq mirë. AC Milan ditën e sotme ka prezantuar fanellat e reja jashtë fushe. Ato janë veshur nga Giacomo Bonaventura, Leonardo Bonucci, Davide Calabria dhe Hakan Calhanoglu.

Emri i ish-lojtarit të Bundesliga-s ama ishte shkruar krejt gabim. Mbi numër ishte emri “Chalanoglu”. “H-ja” ka ngatërruar vendin. Tani OK, nuk është edhe aq e thjeshtë të shkruash emrin e fantazistit turk. Por në prezantimin zyrtar? Kjo është pak e turpshme.

Gjithsesi ato fanella nuk do të dalin në shitje. Deri në startin e Serie A, Milan ka kohë të korrigjojë gabimin.

Related posts

Neymar tallet me Serbinë, në veçanti me sulmuesin Mitroviç

Sadik.Autor

Kagawa drejt rikthimit në Premier League

Sadik.Autor

RONALDO APO BICAN? Nga Çekia nxjerrin dokumente zyrtare. “Nuk është CR7 golashënuesi më i mirë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment