Futboll La Liga Sport

Lopetegui telefonon Ronaldon, por nuk e bind dot të qëndrojë tek Reali

Julen Lopetegui, trajneri i ri i Real Madridit, kishte një bisedë telefonike të gjatë me Cristiano Ronaldon, në përpjekje për ta bindur atë të qëndronte në “Santiago Bernabeu”, por pa sukses. “Mundo Deportivo” shkruan mbi këtë telefonatë:

“Trajneri i ri dhe lojtari shpjeguan qëndrimet e tyre përkatëse, me qartësi dhe sinqeritet të madh. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta ndryshuar mendjen e CR7.

Biseda telefonike nuk mundi të prodhojë ndonjë afrim mes klubit dhe portugezit, gjë që vërtet konfirmoi synimin e Ronaldos për t’u larguar nga Madridi. Lopetegui pastaj mori parasysh se duhet ta fillojë planifikimin e sezonit pa Cristiano Ronaldon”.

Related posts

“IK Q*U, SKOCEZ I M*TIT”/ Fyerja që i bëri ish-mesfushori i Manchester United ndaj Alex Ferguson

Delo.autor

MIDIS EMOCIONEVE DHE LUMTURISË/ Kapiteni i Liverpool përqafon babain që fitoi betejën me kancerin, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

“DO TË BËHEM BABA”/ Taulant Xhaka rrëfen lumturinë e jetës: Uroj të vijë si dhurata e ditëlindjes…

Delo.autor

Leave a Comment