Futboll Sport

Novak Djokoviç mbështeti Kroacinë, “kryqëzohet” në Serbi

Pas festimeve të Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë, në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, mbështetjes së hapur të Aleksandar Vuçiç për Rusinë ndaj Kroacisë, si dhe videos së lojtarit Vida e ndihmësit Vukojeviç pro Ukrainës, i erdhi radha tenistit Novak Djokoviç.

Ky i fundit, që është në Londër duke luajtur në turneun “Wimbledon”, ditët e kaluara ka bërë të ditur se mbështet Kroacinë, një deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak anëtarit të Partisë Progresiste Serbe (SNS), që është pjesë e qeverisë në vend, Vladimir Djukanoviç.

“Vetëm idiotët mund të mbështesin Kroacinë. Novak të të vijë turp”, shkroi në rrjetin social Twitter, politikani serb. Por jo vetëm kaq, vetëm pak javë përpara fillimit të Kupës së Botës, ish-numri 1 i botës Djokoviç kishte publikuar një foto të tij në Instagram me disa futbollistë kroatë, mes të cilëve edhe Luka Modriç e Ivan Rakitiç.

Related posts

Zbulohen fanellat e reja të Bayern Munich për sezonin 2018/19 (FOTO)

Sadik.Autor

BARCELONA-VALENCIA/ “Katalanasit” barazojnë shifrat, shënon sërish Messi

Delo.autor

E ARDHMJA E DYBALAS LARG ITALISË/ Agjenti i yllit argjentinas takim me drejtuesit e PSG-së, ja ofertat

Delo.autor

Leave a Comment