Bundesliga Futboll Sport

UNION TREMB DORTMUND/ Reus e kualifikon në të 120-ën

Borussia Dortmund ka vuajtur shumë mbrëmjen e sotme, por ka arritur të marrë rezultatin e 14-të radhazi pozitiv në po kaq ndeshje të luajtura deri tani në këtë sezon.

Verdhezinjtë kanë fituar 3-2 në shtëpi kundër Union Berlin dhe kanë siguruar një vend në fazën e 1/8-ve të Kupës së Gjermanisë. Siç mund të kuptohet edhe nga rezultatit, nuk ka qenë një sukses i lehtë për t’u arritur nga Borussia, së cilës i janë dashur 121 minuta për të siguruar fitoren.

Ka qenë Pulisic që ka zhbllokuar takimin në favor të vendasve në minutën e 40-të të pjesës së parë, por miqtë kanë reaguar në të 63-ën e pjesës së dytë, duke barazuar me Polter.

Baraspesha ka zgjatur vetëm 10 minuta, teksa Philipp la kthyer në avantazh Dortmund me një gjuajtje të saktë me të djathtën brenda zonës së rreptësisë pas një pasimi të bukur të marrë nga Pulisic.

Union Berlin, që mban vendin e tretë në Bundesliga 2, nuk është dorëzuar dhe ka arritur të barazojë përsëri takimin me Polter në të 88-ën, me ndeshjen që ka shkuar në shtesë. Rastet nuk kanë munguar për të dy skuadrat, por takimi është vendosur nga një penallti e shkaktuar nga Friedrich, i cili është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, dhe e realizuar nga Reus në minutën e 120-të.

 

 

Related posts

Jo një, por dy lojtarë në shënjestër! Milan kërkon të sabotojë Napolin

Sadik.Autor

SPIKAT FITORJA E MANCHESTER UNITED/ Ja formacioni më i mirë i javës së parë në Premier (FOTO)

Delo.autor

PANDEMIA I “RRIT VLERËN” MILAN/ Tani skuadra “Kuqezi” vlen 56 milionë euro më shumë!

Delo.autor

Leave a Comment