Futboll Premier League Sport

E RRALLË/ Babai i lojtarit të njohur bëhet kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë

Belgjika ka zgjedhur për herë të parë në histori një kryebashkiak me ngjyrë – i cili është Pierre Kompany që është babai i yllit të Manchester Cityt Vincent Kompany.

Pierre Kompany kryesoi anketën për komunën e Ganshoren në Bruksel, duke u zgjedhur kryetar i bashkisë.

Kompany ka emigruar në Belgjikë në vitin 1975 si një refugjat nga Republika Demokratike e Kongos.

Futja e tij në Politikë u bë në vitin 2006 si këshilltar dhe u ul në parlamentin rajonal të Brukselit në vitin 2014.

Por ai është ndoshta më i njohur për djemtë e tij të famshëm. Vincent Kompany është kapiteni i klubit anglez në Premier League Manchester City.

Ndërkohë, djali tjetër i tij, Francois, luan për KSV Roeselare.

Të dy vëllezërit e uruan babanë e tyre përmes një postimi në Instagram.

“Ai është kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë – kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, është historike … urime babait tim!” shkruan Vincent Kompany.

Related posts

Sanchez përshëndet tifozët e Arsenal me video emocionuese, por ja detaji që nuk e vuri re askush

Q.Autor

Lajme të mira për Bruno Telushin pas operacionit në gju

Q.Autor

LA LIGA/ Barcelona vazhdon të shkruajë historinë në kampionat… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment