Futboll Sport

MINUTË PAS MINUTE/ Franca eleminon Belgjikën dhe kalon në finale (VIDEO)

Pas pak çastesh Franca dhe Belgjika do të zbresin në fushë për të dueluar për një vend në finalen e Botërorit “Rusi 2018”. Një ndeshje që është konsideruar si një finale e parakohshme. Belgjika gjatë gjithë Botërorit ka treguar një futboll tërheqë, por “Gjelat” e Deschamps janë aty për t’i mohuar finalen e parë të një Botërori në historinë e saj. Entuziazmi është i madh rreth “brezit të artë” të Belgjikës, një skuadre që është gati të hyjë në histori dhe e mbushur me lojtarë të nivelit të lartë si Hazard-Lukaku-De Bruyne.

Herën e fundit që dy skuadrat janë ndeshur në një Botëror, ka qenë pikërisht turneu meksikan i 32 viteve më parë, ku Franca fitoi 4-2 pas kohësh shtesë në ndeshjen për vendin e tretë.

97′ Mbyllet gjithçka, Franca fiton minimalisht me Belgjikën dhe kalon në finale. Rezultati përfundimtar u çaktua nga Umtiti në minutën e 50.

50′ GOL…Franca kalon në avantazh kundër Belgjikës. “Gjelat” shënojnë golin me protagonist mbrojtësin Samuel Umtitin.

46′ Nis pjesa e dytë.

46′ Mbyllet pjesa e parë. Belgjika dhe Franca krijuan një mori rastesh por nuk arritën të konkretizonin rastet në gol.

39′ Francezët zbresin rrezikshëm dhe tentojnë me Pavart që i shkon pranë epërsisë kundër Belgjikës.

20′ Andervailden godet mbrenda zonës por Loris bën mrekullinë duke evituar një gol të sigurtë.

6′ Belgjika e nis vrulshëm duke tentuar me depertimet në zonën e portierit Hugo Loris.

1′ Nis sfida mes Francës dhe Belgjikës.

Related posts

RRËFEN NJË PRAPASKENË ME RONALDON/ Mbrojtësi Gosens: I kërkova të ndërronim fanellat, por CR7…

Delo.autor

Mbrojtësi i kombëtares U-21/ Ardit TOLI firmos me ekipin e AOX Kissamos në Greqi

Isa.Autor

DERBI I ITALISË/ “Bardhezinjtë” përfitojnë një penallti, Dybala ndëshkon Inter ka pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment