Futboll Sport

Southgate OPTIMIST: “Futbolli do të kthehet në shtëpi? Në fillim e ka radhën…

“Football is coming home? Eshtë një këngë që për 20 vite nuk kemi pasur forcë për ta dëgjuar ose kënduar, por tani jemi shumë pranë një arritjeje historike, me një grup futbollistësh të rinj dhe nuk e dimë se deri ku mund të arrijmë,” – këto kanë qenë disa nga fjalët e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, në prag të gjysmëfinales ndaj Kroacisë.

“Kroacia është një vend i vogël, por që ka prodhuar një mal me talente, – tha Southgate, – Për ne është një test shumë i vështirë, por asnjëherë gjysmëfinalja e Kupës së Botës nuk është e lehtë.”

Anglia mund t’ia dalë të fitojë Kupën e Botës, sipas Southgate: “Ndonjëherë duhet të mendosh për momentet e vështira përpara se të ëndërrosh momentet e bukura. Anglia ka vuajtur shumë dy vjet më parë, e eliminuar nga Islanda, dhe fakti që jemi në gjysmëfinale është një arritje. Nuk e di nëse futbolli do të kthehet në shtëpi apo jo, në fillim e ka radhën Kroacia.”

Related posts

110 vjet histori: Gëzuar ditëlindjen Inter

Q.Autor

Manchester United bën gati 60 milionë paundë për lojtarin e Chelsea…

Q.Autor

FRIKË TEK BAYERN/ Real Madrid po përgatit ofertën për mbrojtësin gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment